Qendra e trajnimit Meister, ka qenë një urë lidhëse mes meje dhe karrierës sime profesionale. Për një kohë shumë të shkurtë, përmes qendrës unë kam arritur që të aftësohem dhe të jem profesionist në një drejtim prestigjoz siç është Mekatronika. Gjatë këtij rrugëtimi jo vetëm se kam mësuar shumë gjëra dhe kam kaluar eksperienca të ndryshme, po ashtu mu ofruan mundësi te shumta në pjesën e punësimit. Sot jam ende pjesë e kompanisë HYMERI GROUP, dhe jam shumë falënderues ndaj qendrës Meister ku pas një trajnimi me standard Europian, kam arritur të zhvilloj karrieren time profesionale.