Eksperienca ime në Qendrën e Trajnimeve “MEISTER” ka qenë një nga përvojat më të rëndësishme dhe të frytshme për mua. Kjo qendër e trajnimeve ka pasur një ndikim të madh në zhvillimin tim profesional dhe personal, duke filluar nga njohuritë bazike deri te kompetencat e avancuara në fushën e Mekatronikës. Kam arritur gradën e Seniorit për montim, servisim dhe modernizim të ashensorëve dhe shkallëve lëvizëse te kompania HYMERI Elevators. Sot punoj si projektues dhe operator CNC në HYMERI Metals. Jam mirënjohës për këtë mundësi dhe përmbaj një ndjenjë të thellë krenarie për arritjet e mia deri më tani.