Si studente në Fakultetin Teknik, ndjekja e trajnimit në qendrën Meister më ka ndihmuar shumë duke marrë parasysh faktin që ka një ndërlidhje mes dy drejtimeve. Mësimin dual ua rekomandoj të gjithëve duke thënë me bindje të plotë se punën praktike që ua mundëson kjo qendër e trajnimit nuk mund ta keni diku tjetër në Kosovë. Gjatë trajnimit dhe punës praktike jo vetëm që avansoheni në punë por edhe në jetë. Tashmë gjashtë muaj po ndjek trajnimin dhe po punoj në departamentin e Servisimit të ashensorëve dhe shkallëve lëvizëse në kompaninë Hymeri Elevators. Në përgjithësi eksperienca ime këtu ka qenë shumë e mire.