Festë për Arsimin Profesional

Patëm kënaqësinë që ne si Qendër e trajnimit Meister së bashku me Fondacionin Friedrich Ebert në Kosovë të organizojmë eventin “Festë për Arsimin Profesional”.

Qëllimi i kësaj ngjarje ishte të mbledhë akterët relevant të fushës së arsimit profesional, ku pjesemarrësit kishin mundësinë të shkëmbejnë ide me njëri tjetrin se si të promovohet fusha e arsimit dhe trajnimit profesional si një mundësi e mirë për karrierë si për të rinjtë ashtu edhe për punëdhënësit në Kosovë. Përfaqësues nga politika dhe bizneset, prindërit, mësuesit dhe drejtor të shkollave profesionale si dhe mediat ishin prezente në këtë ngjarje

Na ndiqni në rrjetet sociale