Fillo karrierë të re për 9 muaj me TC Meister

Si shkollë post-sekondare, respektivisht qendër e trajnimit profesional TC Meister ka për model sistemin dual, sistem i dëshmuar gjerman i edukimit.

 

Të qenit pjesë e këtij sistemi është garanci suksesi në të ardhmen pasi që si sektor privat, ne i dimë nevojat aktuale dhe të së ardhmes për fuqinë punëtore dhe profesionet në Kosovë dhe rajon.

TC Meister do të ndihmojë ndjeshëm për krijimin e mundësive të reja të formimit dhe punësimit, jo vetëm të të rinjve, por të gjithë personave të moshës madhore të cilët duan te trajnohen ose ri-trajnohen në karrierë dhe përzgjedhin këtë qendër, për t’u certifikuar sipas standardeve te sistemit dual gjerman te AHK (Dhoma e Industrisë Gjermane).

Trajnimet, programet, punëtoritë për mësim të zanateve apo edhe profesioneve të certifikuara  që organizon Qendra e Trajnim Meister,  kanë për qëllim që personat të marrin profesione dhe të certifikohen duke qenë njëkohësisht të punësuar  në kompanitë partnere te Qendrës së Trajnimit Meister.

Një student që vjen në Meister që nga dita e parë mund të llogaritet edhe si i punësuar, pasi që 25% të kohës do të jetë në Qendrën Meister dhe 75% do të jetë i angazhuar me pagë konkuruese të tregut me punë praktike në kompaninë përkatëse gjatë periudhës 9 mujore të trajnimit.

Në përfundim të kësaj pune praktike studenti i nënshtrohet ri-vlerësimit dhe bëhet nënshkrimi i kontratës së rregullt të punës.

Studentët që ndjekin trajnimet në qendrën TC Meister përveç aftësimit profesional do të përfitojnë edhe njohuri të gjëra rreth kulturës se punës dhe funksionimit te organizatave në tregun e punës.

Benefitet e të qenurit pjesë e TC Meister

Duke u bërë pjesë e qendrës së trajnimeve TC Meister studentët mes tjerash:

• Njihen me aktivitetet e zanateve në fusha të ndryshme në nivel të ndërmarrjes;

• Fitojnë njohuri mbi strukturën, organizimin, menaxhimin dhe funksionimin e hosting-it në kompanitë përkatëse, duke marrë parasysh aspektet e kontrollit të cilësisë, ekonomisë, ekologjisë dhe pranimit të punës nga konsumatori;

• Mësojnë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e shërbimeve  dhe prodhimin e mallrave, komponentëve dhe sistemet në fushën përkatëse të zanateve;

• Mësojnë të punojnë në grup, në hierarki,  aspektet sociale dhe sigurinë në punë;

• Fitojnë njohuri prej mjeshtërve brenda një kompanie, për sjelljen sociale dhe komunikimin e duhur brenda hierarkisë së një ndërmarrje, dhe krijojnë njohuri konkrete për aktivitetet specifike të karrierës.

Monitorimi dhe vlerësimi i trajnimit praktik

Trajnimi në kompani monitorohet dhe vlerësohet me kujdes për të qenë sa më efektiv dhe sipas standardeve evropiane.

“Koordinatori i kompanisë”, një trajner i certifikuar brenda kompanisë me tre vite eksperiencë teknike do ta mbikëqyrë ecurinë e punës dhe progresin e secilit student gjatë gjithë kohës.

Para se të fillojë punën praktike në terren, një student i Meister TC do të njihet dhe familjarizohet plotësisht me teorinë dhe teknikat operative ose shërbimin prapa çdo sistemi specifik.

Pajisje dhe laboratorë me teknologji të avancuar

Qendra e Trajnimit Meister është e pajisur me pajisjet më të avancuara dhe laboratorë nga qendrat gjermane dhe austriake të aftësimit dual dhe e bazuar në punën dhe modelet e Qendrave të trajnimit si: Christiani, Phoenix Contact, Bosch Rexroth AG. Drive & amp; Akademia e Kontrollit dhe Das Berufsförderungsinstitut (BFI) Austri.

Te dhënat për aplikim

+383 49/44 75 75 75

email: info@meister-tc.com

FB: Meistertc

 

Keep in touch