KONKURS PËR PRANIMIN E STUDENTËVE – MEISTER TC

Qendra e Trajnimeve Meister ka hapur konkurs për pranimin e 12 kandidateve të rinj në drejtimin e Mekatronikës (lift dhe shkallë lëvizëse)

Përveç rrogës së rregullt mujore për pjesen praktike qe mundësohet nga Kompania Hymeri Kleemann, të rinjtë do të jenë edhe përfitues të bursave që do t’I ofrojmë si shtytës dhe ndihmë ndaj tyre për 9 muaj aq sa zgjate trajnimi.

Meister është qendër e trajnimit, e para e këtij lloji në Kosovë dhe rajon e cila ofron programe dhe kualifikime bazuar në sistemin DUAL gjerman të arsimit.

Meister ka përzgjedhur Sistemin Dual të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, si metodë e dëshmuar në vendet e zhvilluara të Europës, si Gjermania, Zvicrra e Austria.

Kombinimi dhe integrimi i teorisë dhe praktikës u ofron studentëve profesionalë një fillim të duhur në punësim.
Gjatë kohës së trajnimit studentët do të përfitojnë shkathtësi teknike, ndërsa përvojën praktike do ta realizojnë në kompani.

Gjatë periudhës së realizimit të praktikës në vend të punës në kompanitë tona partnere, studentëve u ofrohet kontratë e rregullt pune dhe rrogë mujore.

 

 

Na ndiqni në rrjetet sociale