Marrëveshje bashkëpunimi për hapjen e qendrave të trajnimit me kompaninë Bosch Rexroth

Me datë 12.09.2019 në Wurzburg të Gjermanisë është nënshkuar memorandum mirëkuptimi me kompaninë e mirënjohur gjermane Bosch Rexroth AG, Drive&Control Academy si partner për Kosove dhe Shqipëri në ofrimin e trajnimeve ne fushën e Makaronikes, Hidraulikes dhe teknologjinë industriale 4.0. Bashkëpunimi përfshin ofrimin e trajnimeve duke përdorur pajisjet, materialet trajnuese, dhe platformën për e-learning, te ofruar nga Bosch RexRoth si dhe bashkëpunimin në zhvillimin e projekteve te përbashkëta me qëllim te zhvillimit dhe avancimit teknologjik të industrisë
Përmes kësaj marrëveshje bashkëpunimi Bosch Rexroth DC Academy ka për qëllim të shpërndajë njohuritë e veta know-how në fushat e Hidraulikut dhe Mekatronikës tek Meister, ndërsa Meister synon te siguroj trajnime të kualifikuara për hidraulik dhe mekatronikë duke përdorur njohuritë, eksperiencën, trajnimet dhe pajisjet e Akademisë Bosch Rexroth.
Frytet e këtij bashkëpunimi pritet të shihen në muajt vijues.

 

Keep in touch