Meister nënshkroi marrëveshje për vazhdim të bashkëpunimit me AHK-n

Meister nënshkroi marrëveshje për vazhdim të bashkëpunimit me AHK-në, që i mundëson kandidatëve të Meister të pajisen me certifikata të AHK-së, që dëshmon se trajnimet e ofruara nga Meister janë zhvilluar sipas standardeve dhe kualifikimeve nga AHK/Deutscher Industrie-und Handelskammertag (DIHK).

Macedonia Manufacturing Expo 2019 e mbajtur me datë 25-26 shtator organizohet për të tretën herë për furnizuesit nga industria e lehtë prodhuese. Kjo konferencë kishte panele diskutimi, ekspozim të kompanive me shtande si dhe takime B2B, ku morën pjesë mbi 35 kompani blerëse nga Evropa. Njëra ndër temat kryesore të konferencës ishte trajnimi dhe aftësimi profesional në funksion të zhvillimit ekonomik.

Qendra e Trajnimit Meister është qendra e parë dhe e vetme me bashkëpunim me AHK-në për ofrimin e trajnimeve sipas sistemit dual Gjerman

Keep in touch