Njoftim

Të dashur kandidatë,

Meister ka kënaqësinë të ju njoftojë se kemi pranuar 128 aplikacione gjatë periudhës dy-javore të thirrjes për bursa.

Tashmë shumica e kandidatëve janë kontaktuar ndërsa pjesa tjetër janë duke u kontaktuar gjatë kësaj jave.

Për javën e ardhshme janë caktuar ditët e takimeve orientuese (prezantimi, intervistimi, udhëzime në karrierë, përmbajtje trajnimi dhe vlerësim).

Pas vlerësimit, do të bëhet përzgjedhja e kandidatëve që do të pranohen në Meister Training Center.

Javën pasuese vazhdojmë me regjistrimin dhe nënshkrimin e kontratave me Meister Training Center dhe kompanitë partnere.

Meister ju uron të gjithë kandidatëve shumë suksese dhe mezi presim që të vazhdojmë me trajnimin e rradhës i cili do te filloje me 24 gusht 2020.

Na ndiqni në rrjetet sociale