U mbajt testi teorik për praktikantë

Me datën 08.05.2019 në objektin e qendrës së trajnimit “Meister” u mbajt testi teorik për praktikantët e grupit të dytë në lëmin e mekatronikës.Gjatë testimit prezent ishte edhe eksperti I sistemit dual Tobias Bolle nga AHK (Shoqata e Dhomave Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë) I cili njëherazi mbajti dhe një fjalë rasti ku I falenderoj dhe iu uroj suksese të gjithë praktikantëve.
Ndarja e certifikatave për praktikantët të cilët e kanë kaluar testin me sukses do të bëhet më datë 27.06.2019 në ditën kur edhe do të bëhet hapja dhe përurimi i objektit të ri të qendrës së trajnimit “Meister”

Keep in touch