Për Meister

TC MEISTER është qendra e vetme e trajnimit profesional në Kosovë dhe në rajon që ka si program trajnimin dhe punësimin. Meistersi shkollë- qendër trajnuese post-sekondare, respektivisht si qendër VETështë e orientuar në ofrimin e trajnimeve profesionale të bazuara në Sistemin Dual Gjerman. Sistemi gjerman i arsimit dhe aftësimit profesional, i njohur gjithashtu si sistemi i trajnimit të dyfishtë, është shumë i njohur në të gjithë botën për shkak të kombinimit të tij të teorisë dhe praktikës në një mjedis pune.

Meister Training Center ka për qëllim trajnimin dhe aftësimin profesional të të rinjëve dhe të rriturve në fusha të specializuara për nevoja të tregut të punës.

Trajnime profesionale në fushat si:

  • Mekatronikë
  • Instalime elektrike
  • Instalime hidrosantitare

Trajnimet të cilat ofrohen në qendrën trajnuese Meister janë të bazuara në planprograme me kurrikula të avancuara dhe në hap me inovacionet dhe teknologjinë e fundit.

Këto trajnime ofrohen me kurrikula të avancuara të përgatitura nga mentorë të kualifikuar të fushës me përvojë të gjatë në industri. Përfitimi i njohurive në kombinim me pjesën praktike ndihmon që studentët (kandidatët) të adaptohen me proceset e punës duke i mundësuar të zhvillohen dhe të aftësohen si dhe të përfitojnë shkathësitë adekuate teknike, etikë të punës dhe profesionalizëm. Përveç avancimit të tyre profesional dhe zhvillimit të shkathësive teknike pas përfundimit me sukses të trajnimit kandidatët do të çertifikohen në njërën nga programet e ndjekura.

Misioni i TC Meister

   Misioni ynë Qendra Trajnuese “Meister” është e përkushtuar të ofrojë njohuri dhe aftësim profesional në fushat e mekatronikës, instalimeve elektrike dhe instalimeve sanitare. QT Meister dëshiron të jetë një lider që ka ndikim afatgjatë në ekonomi: gjegjësisht në përgatitjen e të rinjëve dhe të rriturve për punësim duke i’u ofruar një kombinim dhe integrim të teorisë profesionale (në Qendër) dhe trajnimit praktik (në kompani). Kjo do t’u sigurojë atyre shkathësitë e kërkuara për të paraqitur mjeshtëri teknike, integritet dhe profesionalizëm duke i përgatitur për tregun e punës. Edukimi dhe aftësimi profesional në TC “MEISTER” do t’u ofrojë kandidatëve mundësinë që të bëhen pjesë e një kompanie me kompetenca të plota profesionale.

Vizioni i TC Meister

Vizioni ynë Qëllimi i ardhshëm i TCMeister është të jetë pjesë e një rrjeti kombëtar të arsimit dhe aftësimit profesional dhe të të mësuarit gjatë gjithë jetës, të cilit i përkasin ndërmarrjet, shkollat profesionale dhe qendrat e trajnimit. Meister do të veprojë si një “urëlidhëse” midis ndërmarrjeve (kompanive) dhe shkollave profesionale dhe si një “faktor nxitës” për zhvillimin e trajnimeve të arsimit dhe trajnimit të mëtejshëm që do të ofrohen në të gjitha nivelet. TC Meister e sheh veten si një faktor thelbësor në një riorientim të politikës ekonomike në Kosovë, e cila bazohet në një trajnim solid, të kualifikuar dhe të orientuar drejt së ardhmes. Meqenëse nevoja për punëtorë të kualifikuar po rritet bashkë me “tregun” për kompanitë në përgjithësi, QT Meister do të jetë një partner i nevojshëm për ekonominë si dhe për politikë.

Na ndiqni në rrjetet sociale