Qendra e Trajnimeve Meister ka hapur konkurs për pranimin e 12 kandidateve të rinj në drejtimin e Mekatronikës (lift dhe shkallë lëvizëse) Përveç rrogës së rregullt mujore për pjesen praktike qe mundësohet nga Kompania Hymeri Kleemann, të rinjtë do të jenë edhe përfitues të bursave që do t’I ofrojmë si shtytës dhe ndihmë ndaj tyre për 9 muaj aq sa […]

Workshop-conference

Qendra e Trajnimit Meister në bashkëpunim me Giz dhe KDWV – OEGJK mbajtën Workshop-conference me temën“Sistemi dual i aftësimit profesional dhe roli i kompanive” Në këtë ngjarje ishin të ftuar shumë biznese vendore ku shkëmbyen informacione rreth sistemit dual në aftësimin profesional dhe rolin e rëndësishëm që ka ky sistem për zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin […]
Edhe nje lajm i mirë për të gjithë të rinjtë tanë! Meister ka filluar bashkëpunimin me kompanitë vendore, të cilat do të mundësojnë praktikë për kandidatet tanë, këtë fillim të javës patëm kënaqësinë të prisnim për vizitë Kompaninë Apis, Toshiba, përfaqësuar nga CEO G. Kelmendi. Toshiba Kosova Me këtë rast, nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit, ku […]
U nëshkrua marrëveshje bashkëpunimi edhe me Universiteti “Kadri Zeka” University për Arsimit Aftësimit dhe Punësim Profesional. Edukimi është detyra jonë e përbashkët! Bëhu Meister
Me qëllimin e njejtë për t’i siguruar kuadrot tona të ekspertëve të rinj, Meister TC ka realizuar takim me kompanitë Scampa & Powerpack Kosovo Ata kanë mundësuar mbulimin e pjesës praktike për kandidatët tanë professionalë. Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit do të na japë mundësinë për të ndërtuar baza të përbashkëta dhe për të gjetur […]
Meister ka filluar me realizimin e Trajnimit të Trajnuesve mbi zbatimin e kurrikulës të zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me partnerë ndërkombëtarë. Duke pasur parasysh rëndësinë e rolit të instruktorit në vendin e punës në sistemin dual të arsimit, stafi ynë veçse është rrugës për t’u bërë Master Trainer. Trajnimet do të vazhdojnë edhe për […]

Grand Opening

Meister Training Center dhe Hymeri Elevators në bashkëpunim me Giz dhe develoPPP.de, mbajtëm ceremonine e hapjes së projektit te përbashkët 3 vjeçar,   ku, përqendrim është përmirësimi i aftësimit dhe arsimit profesional sipas sistemit dhe kualifikimit dual Gjerman, me drejtime: Mekatronikë, Instalime Elektrike dhe Sanitari, Ky projekt është mbështeteur edhe nga Ambasadori Gjerman në Kosovë, […]

Vizita

Vizita e kandidatëve tanë në hapësirat punuese që do t’i kryejnë punët praktike 9-mujore, ku instalimi i ashensorëve dhe shkallëve lëvizëse bëhet nga Hymeri Elevators – 𝐀𝐫𝐬𝐢𝐦𝐨𝐡𝐮 – 𝐀𝐟𝐭𝐞̈𝐬𝐨𝐡𝐮 – 𝐏𝐮𝐧𝐞̈𝐬𝐨𝐡𝐮 𝐁𝐞̈𝐡𝐮 𝐌𝐞𝐢𝐬𝐭𝐞𝐫 #arsim #aftesim #punesim #mekatronike #learning #work #working #meister #dualsystem #behumeister #elevators #hymerielevators #kleeman
Me shumë kënaqësi prezentojmë studentët tanë të rinjë profesional në drejtimin e Mekatronikës. Nga data 24.08.2020 kemi filluar me trajnimet në qendrën Meister ku do jemi për dy jave trajnime në laboratorin e qendrës Meister, dhe pas dy jave do vazhdojmë në teren ku do shohin punën nga afër. Meister ju deshironë shumë sukese. – […]
  Dita orientuese (prezantimi, intervistimi, udhëzime në karrierë, përmbajtje trajnimi dhe vlerësim)  

Njoftim

Të dashur kandidatë, Meister ka kënaqësinë të ju njoftojë se kemi pranuar 128 aplikacione gjatë periudhës dy-javore të thirrjes për bursa. Tashmë shumica e kandidatëve janë kontaktuar ndërsa pjesa tjetër janë duke u kontaktuar gjatë kësaj jave. Për javën e ardhshme janë caktuar ditët e takimeve orientuese (prezantimi, intervistimi, udhëzime në karrierë, përmbajtje trajnimi dhe […]
Patëm kënaqësinë që ne si Qendër e trajnimit Meister së bashku me Fondacionin Friedrich Ebert në Kosovë të organizojmë eventin “Festë për Arsimin Profesional”. Qëllimi i kësaj ngjarje ishte të mbledhë akterët relevant të fushës së arsimit profesional, ku pjesemarrësit kishin mundësinë të shkëmbejnë ide me njëri tjetrin se si të promovohet fusha e arsimit […]
Marrëveshja e arritur ka për qëllim zbatimin e aktiviteteve në fushën e zhvillimit profesional, punësimit, inovacionit, dhe trajnimeve.
Takim i sukseshëm në Augsburg ndërmjet drejtorit të TC Meister zt. Bujar Ejupi dhe drejtorit të Kleeman Group zt. George Moschovakis. Kemi kënaqësin të ju njoftojmë që në këtë takim u lidh një marrëveshje ku qendra e trajnimit Meister do të organizojë trajnimin dhe kualifikimin e teknikëve për montimin e ashensorëve në projektet ndërkombëtare të […]
Meister nënshkroi marrëveshje për vazhdim të bashkëpunimit me AHK-në, që i mundëson kandidatëve të Meister të pajisen me certifikata të AHK-së, që dëshmon se trajnimet e ofruara nga Meister janë zhvilluar sipas standardeve dhe kualifikimeve nga AHK/Deutscher Industrie-und Handelskammertag (DIHK). Macedonia Manufacturing Expo 2019 e mbajtur me datë 25-26 shtator organizohet për të tretën herë […]
Sot me datë 17/09/2019 në objektin e qendrës së trajnimit Meister është nënshkruar Memorandum i Mirëkuptimit në mes të ICK-së dhe Qendrës së Trajnimit MEISTER .Arsyeja i këtij memorandumi është për të rritur dhe nxitur bashkëpunimin, me qëllim të zbatimit të aktiviteteve në fushën e zhvillimit profesional, punësimit, inovacionit, dhe trajnimeve.  
Me datë 12.09.2019 në Wurzburg të Gjermanisë është nënshkuar memorandum mirëkuptimi me kompaninë e mirënjohur gjermane Bosch Rexroth AG, Drive&Control Academy si partner për Kosove dhe Shqipëri në ofrimin e trajnimeve ne fushën e Makaronikes, Hidraulikes dhe teknologjinë industriale 4.0. Bashkëpunimi përfshin ofrimin e trajnimeve duke përdorur pajisjet, materialet trajnuese, dhe platformën për e-learning, te […]

Vizitë nga AHK/TIHK

Sot, në objektin e Qendrës së Trajnimit Meister ishte për vizitë zt.Patrick Martens, zt.Tobias Bolle dhe zt.Dejan Chupovski përfaqësues nga AHK /DIHK ( Dhoma Gjermante të Tregtisë dhe Industrisë) ne vazhgën e thellimit të bashkëpunimit me Meister TC. Zt,Bujar Ejupi - Drejtori i Meister TC i njoftoi musafirët me ecurinë e zhvillimit dhe pregaditjet për fillimin e grupeve të reja të studentëve.
Tradicionalisht, sistemi i arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë është sistem i bazuar në përvojën teorike në shkollë, për dallim nga trendët bashkëkohore të zbatimit të sistemit të bazuar në punë praktike në ndërmarrje (sistemi dual) apo sistemi i dyfishtë.
Si shkollë post-sekondare, respektivisht qendër e trajnimit profesional TC Meister ka për model sistemin dual, sistem i dëshmuar gjerman i edukimit.
Në konferencën e mbajtur për “Kushtet e përgjithshme dhe përvojat në fushën e arsimit profesional në Kosovë”
Me datën 08.05.2019 në objektin e qendrës së trajnimit “Meister” u mbajt testi teorik për praktikantët e grupit të dytë në lëmin e mekatronikës.Gjatë testimit prezent ishte edhe eksperti I sistemit dual Tobias Bolle nga AHK (Shoqata e Dhomave Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë) I cili njëherazi mbajti dhe një fjalë rasti ku I falenderoj dhe iu uroj suksese të gjithë praktikantëve.
Kemi nderin dhe kënaqësinë të jemi sponzorë zyrtarë I Federatës së Rugbyt të Kosovës , sport në hapat e parë por të sigurtë drejt zhvillimit të tij. Me datë 08/04 në zyret e kompanisë sonë është bërë nënshkrimi për sponzorizim të aktiviteteve të KRF ndërmjet kryetarit të KRF Z.Ruairi O’Connell dhe themeluesit e qendrës se trajnimit Z.Hysni Ymeri.
Sot është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit në mes të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës si organ i pavarur në kuadër të MPMS-së dhe Meister-TC. Qëllimi i Marrëveshjes është arritja e synimeve të përbashkëta në sferën e aftësimit profesional dhe përgaditjen e të papunëve dhe punëkërkuesve për tregun e punës.

Na ndiqni në rrjetet sociale