Për Ne

Qendra e trajnimit “Meister” është qendra e parë e këtij lloji në rajon. Qendra e Trajnimit “Meister” do të ketë një rol kyç për forcimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë në nivel vendi dhe rajoni . Përfituesit e qendrës së trajnimit do të jenë të rinjtë si dhe të rriturit, të cilët do i ndihmojmë në përmirësimin e gjendjes së tyre të jetesës si dhe të ardhurat e tyre personale për shkak të përfitimit të kompetencave profesionale dhe përkatëse të certifikimit për kryerjen e suksesshme të praktikës në qendra e trajnimit “TC MEISTER”, do të sigurojë një nivel të lartë të produktivitetit ekonomik në aspekt biznesi dhe individual. Fokusi jonë është zhvillimi i burimeve njerëzore duke u siguruar që ka mjaft punëtorë me aftësi adekuate, dhe duke rritur numrin e tyre dhe nivelin e kualifikimit. Qëllimi i Meister TC është për t’u siguruar që kompanitë kanë një furnizim adekuat të punëtorëve të kualifikuar.

Si shkollë post-sekondare, respektivisht si qendër VET koncepti themelore i joni është i bazuar në në sistemin e provuar dual të edukimit gjerman. Suksesi në të ardhmen është i garantuar për shkak se si sektor private , ne i dijmë nevojat e tanishme dhe të së ardhmes për fuqinë punëtore dhe profesionet në Kosovë dhe rajon. Kombinimi i teorisë dhe praktikes i jep studenteve tanë një fillim real në punësim,gjatë kohës së trajnimit studentët jo vetëm që do të perfitojnë aftësitë teknike të kërkuara por do të kenë përvojë praktike në kompani dhe punësimin.

Në vitin 2017, kompanitë e grupit Hymeri (Hymeri Elevators Kosova, Hymeri Elevators Albania, Master dhe Hymeri Aufzuege GmbH) kanë themeluar një qendër të dyfishtë të arsimit dhe aftësimit profesional si një organizatë jo publike te trajnimit dhe si qendër e VET post-sekondare. Që atëherë Meister e ka rritur numrin e kompanive partnere që ndajnë interesin e përbashkët për të investuar në kapitalin njerzore dhe nevojës së domosdoshme për të përmirësuar sistemin VET për të rinjtë dhe të rriturit në Kosovë. Instruktorët tanë te trajnuar dhe me përvojë në keto industrisi ofrojnë shërbime trajnimi te standarteve më të larta të industrisë dhe të sigurojë një mjedis mësimor interaktiv dhe sfidues që do të maksimizojë rezultatet e mësimit të identifikuara.
TC MEISTER është qendra e vetme e trajnimit profesional në Kosovë dhe në rajon që të ka si program trajnimin dhe punësimin.

Keep in touch