PROJEKTET

Hymeri Group dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH po punojnë së bashku në një partneritet zhvillimi të programit develoPPP, të cilin GIZ e zbaton në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ). 

Projekti i përbashkët zgjat tre vjet (08/2020 – 07/2023) dhe synon përmirësimin e arsimit dhe aftësimit profesional në Mekatronikë, Instalime Elektrike dhe ,Instalime të ngrohjës, ujësjellësit dhe klimatizimit në Kosovë.

Kjo përfshin zhvillimin e programeve të trajnimit profesional të dyfishtë të organizuar, si dhe ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të qendrës së trajnimit profesional Meister Training Center.

MEISTER Training Center dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) jane duke zhvilluar trajnim në profilet:

  • Mekatronikë
  • Instalues i Ngrohjes, Klimatizimit dhe Ujësjellësit
  • Instalues Elektrik.