Qendra e Karrierës

Meister zbaton një skemë punë në një nga kompanitë partnere, si dhe në ndonjë kompani tjetër
që punëson njerëz me profile profesionale të ofruara nga qendra e trajnimit.

Të trajnuarit do të kenë shansin qe përmes zyrës së karrierës në TC Meister te zgjedhin se ne cilen kompani dëshirojnë të punojnë, për më tepër zyra e karrierës do të mbështesë dhe këshillojë të trajnuarit /studentët për të arritur qëllimin e tyre përmes rrjetëzimit të Grupit Hymeri duke ndjekur dhe kujdesur per karrierën në nivel lokal apo ndërkombëtar

Stafi i Karrierës Meister, do të bashkëpunojë me zyrat kombëtare të punësimit, Organizatat Ndërkombëtare, dhe kompanitë partnere për të ofruar këshilla për karrierë personale për studentët.
Zyra e Karrierës do te bashkëpunoj edhe me partnerët ndërkombëtarë për mundësi punësimi jashtë vendit.