Rreth nesh

TC MEISTER është qendra e vetme e trajnimit profesional në Kosovë dhe në rajon që ka si program trajnimin dhe punësimin. Përfituesit e qendrës së trajnimit do të jenë të rinjtë si dhe të rriturit, të cilëve do i ndihmojmë në përmirësimin e gjendjes së tyre të jetesës si dhe të ardhurat e tyre personale për shkak të përfitimit të kompetencave profesionale dhe përkatëse të certifikimit për kryerjen e suksesshme të praktikës në qendrën e trajnimit “TC MEISTER”. Ofrimi i trajnimeve dhe aftësimeve për drejtime të ndryshme bëhet për të gjithë kandidatët dhe jo vetëm për nevoja të kompanisë tonë por edhe për nevojat e tregut, ku ne si grup angazhohemi të promovojmë dhe përmirësojmë njohuritë duke krijuar kështu një hapësirë e cila do të jetë në funksion të drejtëpërdrejtë të zhvillimit të mëtejshëm në tregun e punës.

Trajnimi që ofron qendra e trajnimit MEISTER mundëson që kandidatët të zhvillojnë pjesën praktike dhe teorike të:

  • Mekatronikes
  • Instalues Elektrik
  • Instalime të ngrohjës, ujësjellësit dhe klimatizimit
 

Pra, kandidati mund t’i prekë gjërat ta sheh punën reale që ndodhë në kompani dhe të jetë asistent i projekteve dhe në të njejtën kohë të merr dhe një pagë për nevojat e tyre personale. Pas një periudhe kohore prej 9 muajsh ata mund ta fitojnë edhe vendin e punës me pagë konkuruese të tregut. Praktikuesit ndërtojnë karrierën e tyre nga ushtrimet. Pjesa më e madhe e trajnimit mbahet duke punuar për punëdhënës, i cili e ndihmon praktikuesin të mësoj zanatin, në shkëmbim të punës së tyre për periudhën e caktuar pasi të aftësohen.

Përfitimet e kandidatit nga qendra e trajnimit pas përfundimit të trajnimit janë: aftësimi profesional i tij, pra të jetë i gatshëm të punojë i pavararur në drejtimin e caktuar, të siguroj një vend pune, të mësoj kulturën organizative të të punuarit në një ndërmarje private, të zhvillojë aftësitë personale të menaxhimit, vetëiniciativës dhe të ndjejën veten si person i dobishëm dhe me integritet.

Misioni i TC Meister

Misioni i TC “MEISTER” është të krijojë mundësi për kandidatët ku ata mund të nxjerrin potencialin e tyre të plotë. Për më tepër, kjo qendër e trajnimit do të ofrojë një qasje edukative që e mbanë kandidatin në qendër të vëmendjes në çdo kohë, të sigurojë

hapësirë të mjaftueshme dhe infrastrukturë adekuate. Edukimi dhe aftësimi profesional në TC “MEISTER” do t’u ofrojë kandidatëve mundësinë që të bëhen pjesë e një kompanie me kompetenca të plota profesionale.

TC “MEISTER” përmes kurrikulës synon të rrisë besimin e kandidatëve, të kenë vullnetin e lirë për të marrë vendime dhe gatishmërinë për të arritur në karrierë.

Vizioni i TC Meister

Vizioni i TC “MEISTER” është që të sigurojë arsimim dhe aftësim cilësor duke u mundësuar kandidatëve njohjen e pjesës teorike të kryerjes së punëve komplekse dhe të krijojnë ekspertizë teknike dhe aftësi profesionale për t’u përgatitur për sfidat me të cilat do të hasin gjatë jetës.