Trajnimi në kompani

Trajnimet Profesionale

Trajnimet të cilat ofrohen në qendrën trajnuese Meister janë të bazuara në planprograme me kurrikula të avancuara dhe në hap me kërkesat e industrisë. Përparësia në ofrimin e këtyre trajnimeve profesionale është se janë të mbështetura në sistemin dual gjerman. “Qendra Trajnuese Meister” është qendër e cila ka për qëllim trajnimin dhe aftësimin profesional të të rinjëve dhe të rriturve në fusha të specializuara për nevoja të tregut të punës. Meister ofron trajnime profesionale në fushat si mekatronikë, instalime elektrike dhe instalime hidrosantitare.

Cfarë është sistemi dual gjerman?

 Sistemi gjerman i arsimit dhe aftësimit profesional, i njohur gjithashtu si sistemi i trajnimit të dyfishtë, është shumë i njohur në të gjithë botën për shkak të kombinimit të tij të teorisë dhe praktikës në një mjedis pune.

Cfarë janë përparësitë e trajnimit në MTC?

  • Përgaditje dhe qasje profesionale në zhvillimin e aftësive dhe njohurive tek studentët e rinjë.
  • Ofrimi i praktikës për studentët aktual është një mundësi ideale për zhvillimin dhe avancimin e tyre në karrierë. Praktika ofrohet përmes kompanive tona partnere.
  • Për studentët e diplomuar (alumni) synojmë të jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta, qoftë për të parë se ku kanë arritur apo edhe për të iu ofruar mbështetje të mëtutjeshme në karrierë.
  • Ofron programe me kurrikula të avancuara sipas kërkesave të tregut të punës
  • Sistem dual gjerman (sistemi i dyfishtë). Integrimi dhe kombinimi i trajnimeve me pjesën teorike dhe prakike në kuadër të Meister
  • Mjedis dhe hapësirë me laboratorë dhe pajisje adekuate
  • Qasje edukative interkative që e mban kandidatin/studentin në qendër 

 

Na ndiqni në rrjetet sociale