Meister Training Center

Qendër për aftësim dhe arsim dual, e dedikuar për zhvillim të aftësive dhe njohurive të studentëve në një mjedis praktik dhe teorik.

Lexo më shumë

Rreth nesh

MEISTER Training Center është themeluar në vitin 2019 dhe është e specializuar në edukimin dual (punë & mësim në të njejtën kohë). Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) akreditojë qendrën e trajnimit Meister në tri profile, në nivelin IV.

Operator i Robotëve Industrial-Teknik i Drejtimit te Proceseve Mekatronike (Asistent për Ashensor dhe Shkallë Lëvizëse)

niveli IV - 65 ECTS kredi

Instalues Elektrik

niveli IV - 62 ECTS kredi

Instalues i Ngrohjes, Klimatizimit dhe Ujësjellësit

niveli IV - 46 ECTS kredi

Studentë

Trajnime

Orë punë

Stafi

Trajnimet

Ne ofrojmë trajnime duale ku studentët kombinojnë punën në industri me trajnimin teorik dhe praktik në laboratoret tona. Kjo metodë garanton një përvojë të plotë, duke i përgatitur studentët për sfidat e tregut të punës dhe për të zbatuar njohuritë teorike në situata reale.

Mekatronikë

Mekatronika është një fushë multidisiplinore e inxhinierisë që bashkon aspektet e inxhinierisë elektrike, mekanikës dhe të informatikës për të prodhuar sisteme të ndërlikuara dhe funksionale. Kjo disiplinë përqendrohet në dizajnin dhe zhvillimin e teknologjive që kombinojnë lëvizjet mekanike me automatizimin elektronik dhe kontrollin kompjuterik.

Elektrikë

Elektrika është një pjesë kryesore e teknologjisë moderne, duke u përqendruar në studimin dhe aplikimin e rrymave dhe tensioneve elektrike. Inxhinieria elektrike ka të bëjë me dizajnin dhe zhvillimin e rrjetave elektrike dhe pajisjeve elektronike, duke luajtur një rol të rëndësishëm në funksionimin e botës së sotme teknologjike.

Sanitari

Sanitaria lidhet me masat dhe shërbimet që sigurojnë një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm për njerëzit. Kjo fushë përqendrohet në menaxhimin e sistemeve të nxemjes, ujësjellësit dhe klimatizimit. Në një botë në rritje të urbanizuar, shërbimet dhe zgjidhjet sanitare janë më të rëndësishme se kurrë për të mbrojtur shëndetin publik.

Apliko për trajnimet e reja

Apliko

PËRVOJAT E STUDENTËVE TANË

Çdo student që ka kaluar nga portat tona ka një histori unike për të treguar. Historitë e tyre reflektojnë pasionin, përkushtimin dhe ndryshimin që ofron arsimi ynë. Në këtë seksion, ne dëshirojmë të sjellim disa prej këtyre zërave përpara, që të dëgjoni përvojat dhe ndjenjat e tyre të drejtpërdrejta. Kjo është esenca e asaj që ofron institucioni ynë: një rrugë e pasur për të mësuar, rritur dhe arritur.

Eksperienca ime në Qendrën e Trajnimeve "MEISTER" ka qenë një nga përvojat më të rëndësishme dhe të frytshme për mua. Kjo qendër e trajnimeve ka pasur një ndikim të madh në zhvillimin tim profesional dhe personal, duke filluar nga njohuritë bazike deri te kompetencat e avancuara në fushën e Mekatronikës. Kam arritur gradën e Seniorit për montim, servisim dhe modernizim të ashensorëve dhe shkallëve lëvizëse te kompania HYMERI Elevators. Sot punoj si projektues dhe operator CNC në HYMERI Metals. Jam mirënjohës për këtë mundësi dhe përmbaj një ndjenjë të thellë krenarie për arritjet e mia deri më tani.

Pëllumb Stublla

Mekatronikë

Qendra e trajnimit Meister, ka qenë një urë lidhëse mes meje dhe karrierës sime profesionale. Për një kohë shumë të shkurtë, përmes qendrës unë kam arritur që të aftësohem dhe të jem profesionist në një drejtim prestigjoz siç është Mekatronika. Gjatë këtij rrugëtimi jo vetëm se kam mësuar shumë gjëra dhe kam kaluar eksperienca të ndryshme, po ashtu mu ofruan mundësi te shumta në pjesën e punësimit. Sot jam ende pjesë e kompanisë HYMERI GROUP, dhe jam shumë falënderues ndaj qendrës Meister ku pas një trajnimi me standard Europian, kam arritur të zhvilloj karrieren time profesionale.

Amir Hetemi

Mekatronikë

Duke marrë parasysh faktin që praktikat e fundit te edukimit dhe zhvillimit të studentëve në Kosovë përkrahin idenë e mësimit dual, edhe praktikë - edhe teori ose "Learning by doing", qendra Meister si e tillë është e specializuar dhe e licencuar në disa drejtime mjaft të kërkuara në tregun e punës si në Kosovë poashtu edhe jashtë. Për këtë arsye, pasi që jam informuar në rrjetet sociale më mundësitë që ofron qendra, kam ardhur dhe kam parë nga afër kushtet që ofron dhe kam vendosur që të filloj trajnimin për sanitari. Shtoj këtu faktin që si i ri çdoherë kam pasur një interesim të shtuar për një punë / profesion të tillë. Dhe ndihem shumë i lumtur dhe krenar për zgjedhjen që kam bërë.

Avdullah Hoxha

Instalime të ngrohjes, klimatizimit dhe ujësjellësit.

Arsyet për të cilat kam vendosur të trajnohem tek Qendra Meister janë pasi që ofron mësimin dual, ku kombinohen njohuritë që marrim nga pjesa teorike me aftësitë që tregojmë në punën praktike që bëjmë në terren, në kompanitë me të cilat qendra ka bashkëpunim. Poashtu edhe drejtimet për të cilat është e specializuar janë shumë të kërkuara në tregun e punës. Eksperienca ime në këtë qendër ka qenë e jashtëzakonshme, ku jam aftësuar profesionalisht, persoanlisht dhe kam krijuar një rrjet me njerëz të fushës.

Ylli Mustafa

Instalime të ngrohjes, klimatizimit dhe ujësjellësit.

Si studente në Fakultetin Teknik, ndjekja e trajnimit në qendrën Meister më ka ndihmuar shumë duke marrë parasysh faktin që ka një ndërlidhje mes dy drejtimeve. Mësimin dual ua rekomandoj të gjithëve duke thënë me bindje të plotë se punën praktike që ua mundëson kjo qendër e trajnimit nuk mund ta keni diku tjetër në Kosovë. Gjatë trajnimit dhe punës praktike jo vetëm që avansoheni në punë por edhe në jetë. Tashmë gjashtë muaj po ndjek trajnimin dhe po punoj në departamentin e Servisimit të ashensorëve dhe shkallëve lëvizëse në kompaninë Hymeri Elevators. Në përgjithësi eksperienca ime këtu ka qenë shumë e mire.

Qanije Loku

Mekatronikë

MEISTER, me programin dual më ka ofruar mundësinë më të mirë, duke u aftësuar të kuptoj dhe zbatoj konceptet e mekatronikës në mënyrë efektive, ku kam zhvilluar njohuritë, aftësitë praktike e maturinë profesionale në fushën e mekatronikës. Trajnerët më kanë ofruar ndihmë të vazhdueshme në realizimin e projekteve në laborator dhe terren. Më është ofruar mundësia të zhvilloj eksperimente me paisje të avansuara dhe teknologji të reja. Stafi i përgatitur, ambienti i përshtatshëm për studim dhe puna praktike më kanë përgatitur të arrijmë qëllimin e përbashkët , i cili është të bëhemi inxhinierë të suksesshëm të mekatronikës. Inkurajoj të gjithë ata që duan të avansohen në karrierë e të përgatiten për tregun e punës të vijnë në Meister, sepse i’a vlenë.

Hisnie Loku

Mekatronikë

Portofolio

Kur flasim për arsimin dhe trajnimet që ofrojmë, fotografitë flasin më shumë se fjalët. Në këtë sesion, ju do të shihni disa nga momentet më të rëndësishme dhe të paharrueshme që studentët tanë kanë përjetuar gjatë trajnimeve dhe punës praktike. Këto imazhe janë dëshmia e përkushtimit tonë për të ofruar një mësimdhënie praktike dhe të thelluar, dhe pasqyrojnë pasionin dhe angazhimin e studentëve tanë për të mësuar dhe për të arritur në fushat e tyre të zgjedhura.

Sanitari

Trajnime praktike në laboratoret tona

Mekatronikë

Trajnimet praktike në automatizimin e sistemeve hidraulike dhe pneumatike

Mekatronikë

Trajnimet praktike në bazat e elektronikës

Mekatronikë

Puna praktike në Hymeri Elevators për shkallët levizëse

Mekatronikë

Trajnime laboratorike

Mekatronikë

Trajnime laboratorike

Elektrike

Trajnimet teorike me grupet e FSK-së

Elektrike

Trajnime laboratorike

Elektrike

Trajnime laboratorike

Stafi

Nazmi Zeqiri

CEO

Era Alija

Kordinatore për Sigurimin e Cilësisë

Drilon Bunjaku

Trajner/ Bashkëpunëtorë - Mekatronikë

Durim Panxha

Trajner/ Bashkëpunëtorë - Mekatronikë

Dren Begolli

Trajner/ Bashkëpunëtorë - Instalime të Ngrohjes, Klimatizimit dhe Ujësjellësit

Faruk Selmani

Trajner/ Bashkëpunëtorë - Mekatronikë

Naser Rrahmani

Trajner/ Bashkëpunëtorë - Instalime të Ngrohjes, Klimatizimit dhe Ujësjellësit

Bashkim Statovci

Trajner/ Bashkëpunëtorë - Instalime Elektrike

Muhamet Hashani

Trajner/ Bashkëpunëtorë - Instalime të Ngrohjes, Klimatizimit dhe Ujësjellësit

Bardhyl Sylejmani

Trajner/ Bashkëpunëtorë - Instalime Elektrike

Fehmi Kaçiu

Trajner/ Bashkëpunëtorë - Instalime Elektrike

Jeton Gashi

Konsulent/ Trajner - Mekatronikë

Partnerët Tanë

Donatorët Tanë

Coming Soon...

Pyetjet e shpeshta

Sesioni Pyetjeve të Shpeshta është krijuar për të adresuar dhe sqaruar çdo pasiguri që mund të keni. Këtu do të gjeni përgjigje për pyetjet që na janë bërë më shpesh. Shfletoni për të zbuluar informacionet që ju ndihmojnë të kuptoni më thellë mbi ne.

Kontakti

Nëse keni ndonjë pyetje, koment apo sugjerim, mos hezitoni të na kontaktoni. Jemi këtu për të ju ndihmuar dhe ju ofrojmë të gjitha të dhënat e nevojshme për të arritur te ne. Shfletoni më poshtë për të gjetur mënyrat e ndryshme të kontaktit me ne.

Na Dërgoni Email

[email protected]

Na Telefononi

+383 49 190 520

Loading
Your message has been sent. Thank you!