Hisnie Loku

MEISTER, me programin dual më ka ofruar mundësinë më të mirë, duke u aftësuar të kuptoj dhe zbatoj konceptet e mekatronikës në mënyrë efektive, ku kam zhvilluar njohuritë, aftësitë praktike e maturinë profesionale në fushën e mekatronikës. Trajnerët më kanë ofruar ndihmë të vazhdueshme në realizimin e projekteve në laborator dhe terren. Më është ofruar […]

Qanije Loku

Si studente në Fakultetin Teknik, ndjekja e trajnimit në qendrën Meister më ka ndihmuar shumë duke marrë parasysh faktin që ka një ndërlidhje mes dy drejtimeve. Mësimin dual ua rekomandoj të gjithëve duke thënë me bindje të plotë se punën praktike që ua mundëson kjo qendër e trajnimit nuk mund ta keni diku tjetër në […]

Ylli Mustafa

Arsyet për të cilat kam vendosur të trajnohem tek Qendra Meister janë pasi që ofron mësimin dual, ku kombinohen njohuritë që marrim nga pjesa teorike me aftësitë që tregojmë në punën praktike që bëjmë në terren, në kompanitë me të cilat qendra ka bashkëpunim. Poashtu edhe drejtimet për të cilat është e specializuar janë shumë […]

Amir Hetemi

Qendra e trajnimit Meister, ka qenë një urë lidhëse mes meje dhe karrierës sime profesionale. Për një kohë shumë të shkurtë, përmes qendrës unë kam arritur që të aftësohem dhe të jem profesionist në një drejtim prestigjoz siç është Mekatronika. Gjatë këtij rrugëtimi jo vetëm se kam mësuar shumë gjëra dhe kam kaluar eksperienca të […]

Pëllumb Stublla

Eksperienca ime në Qendrën e Trajnimeve “MEISTER” ka qenë një nga përvojat më të rëndësishme dhe të frytshme për mua. Kjo qendër e trajnimeve ka pasur një ndikim të madh në zhvillimin tim profesional dhe personal, duke filluar nga njohuritë bazike deri te kompetencat e avancuara në fushën e Mekatronikës. Kam arritur gradën e Seniorit […]